Year I, January – June 2016, 1 – 2

kopertina_Shejzat_1_2_2016

Shejzat si shpresë e bashkëkohësisë

Po mbushen gjashtë dekada qysh se Ernest Koliqi nxirrte së parit në Romë “Shêjzat” e tija, drita e të cilave u shue me vdekjen e shkrimtarit shkodran. Ishin kohë të vështira për kulturën shqiptare, që e ndryme në kanunet e nji ideologjije dogmatike e cila mohonte vetë themelin e çdo prodhimi shpirtnor, lirinë, dergjej kruspull ndër gulshe, e izolueme prej kulturës dhe shpirtit europian, pa arritë me e plotsue kurrkund qëllimin e vet fisnik.

Asokohe Koliqi shkruente se me atë revistë kishte si qëllim, së bashku me nji aradhë shkrimtarësh e studiuesish, me u vu “në vijën mâ të parë luftarake, me armën e  kulturës”. Ajo luftë tashma ka mbarue, por në rrënojat e mbetuna po cijasin gjithnji ata që qenë për dekada mohimi i kulturës së vërtetë si edhe stërdhambçat që u formuen dhe u rritën me at’ frymë shtrembnuese. Sot, “Shejzat”, të çlirueme prej nji pjese të barrës që kishin kur lindën s’parit, rikthehen me detyrën me i rezistue antikulturës, asaj që paraqitet si nji stërzgjatje e epokës komuniste që perëndoi pa lavdi por sidomos asaj kallpes që e ka zëvendësue si produkt i pashmangshëm i vorfnisë mendore dhe shpirtnore.

Megjithatë misioni i “Shejzave” të sotme nuk soset me reagimin ndaj kalbsinave të antikulturës. Kryekrejet, na mëson mendimi filozofik perëndimor, asht veprimi e kjo revistë don me qenë cermë e veprimit kulturor ndër ne. Me vijue në hullinë e nji mjeshtri të madh si Koliqi, nuk don me thanë me kthye kryet mbrapa me nostalgji dhe thjesht me admirue atë çka ka qenë dikur. Nuk duem me iu mveshë si urthi nji muri të moçëm, por mtojmë me ndërtue diçka të re.

“Shejzat” e Koliqit janë shenj i dukshëm i përkatsisë shpirtnore dhe i idealit që na ka parapri, ato janë pikënisja e nji shtegtimi të ri që paraqet qysh në fillim nji identitet të vetin. Për ketë arsye seria e re e “Shejzave” don me u kthye në nji tribunë të mendimit shqiptar, tue dialogue gjallnisht me intelektualë e studiues të arealit ballkanik, e hapun ndaj mendimit kritik, me qëllimin me thadrue metoda të reja hulumtuese në lamijet e ndryshme të kulturës sonë. I urojmë jetë të gjatë “Shejzave”, ndriçofshin gjithnji për të mirën e kulturës shqiptare, me nji frymë bashkimtare e shkencore! A.N.

Evalda Paci

Gjurmime rreth leksikut të liturgjisë në “Mesharin” e Gjon Buzukut

Italo Sarro

I martiri albanesi del 1648

Lucia Nadin

Marino Barlezio tra Venezia, Padova, Vicenza. Paesaggi veneto-scutarini

Petar Vrankic

Aktiviteti misionar në Shqipëri në dritën e sinodeve plenare shqiptare të shekujve XVIII dhe XIX

Bardhyl Demiraj

Enciklika “Inter Omnigenas” e Papë Benediktit XIV (2 shkurt 1744) dhe roli i Imz. Gjon P. Nikollë Kazazit në përftimin e saj

Remzi Përnaska

Jan Hanusz-i, indoeuropianist dhe albanolog. Ndihmesë për historinë e albanologjisë

Kurt Gostentschnigg

The Albanian followers of Austria-Hungary. An attempt of reconstructing the Bridgehead-Field at the periphery of the Habsburg centre

Nicola Scaldaferri

Giuseppe Chiaffitella tra S. Costantino Albanese e New York: la prima registrazione integrale del canto di Kostandin e Jurndina (“E lurtmja valle”, 22 aprile 1957)

Tomorr Plangarica, Remzi Pernaska

Pikëvështrime të Lef Nosit për gjuhën shqipe përmes shënimeve të tij dhe letërkëmbimit me personalitete të kulturës dhe shkencës

Arben Ndreca

Lazër Shantoja simbas dosjes gjyqësore të vitit 1945

Zef Zorba

Disidenca e parë publike e intelektualëve shkodranë

Robert Prennushi

Disa kujtime për Prenkë Jakovën

Matteo Mandalà

Për botimin kritik të variantit në dorëshkrim të romanit “Dimri i vetmisë së madhe” të Ismail Kadaresë

ARCHIVUM

Hamdi Bushati, Lufta ndërmjet shqiptarëve dhe malazezëve. Luftat e Shpuzës

Letërkëmbim mes Luigj Gurakuqit dhe Mustafa Krujës

Letërkëmbim i dom Gaspër Gurakuqit me Ermanno Armao

Shqipëria e vitit 1997 në vështrimin e Genc Kortshës

RECENSIONE

Arben Ndreca

Cecilie Endresen, Is the Albanian’s religion really “Albanianism”?. Religion and nation according to religious leaders in Albania, Albanische Forschungen 31, Harrassowitz Verlag – Wiesbaden 2012, ISSN 05688957; ISBN 978-3-447-06561-0, ff. 275. (Arben Ndreca)